Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 110 (Only 8 and already King)
110. Vetëm 8- vjeç dhe Mbret
(tinguj zhurme) Komploti kundër mbretit Amon.
Emri i tij do të thoshte besnik dhe i besueshëm. Por ai nuk ishte. Sidomos jo në lidhje me Zotin. Ai adhuronte figura të bëra prej druri dhe guri. Adhurimi i idhujve është një fyerje e tmerrshme për Zotin.
Shërbëtori: "Do e vrasim atë. Ndodhet në dhomën e tij."
(tingulli i hapjes së derës, zhurmë, klithma)
Mbreti Amon u vra nga vetë shërbëtorët e tij. Dhe djali i tij u bë Mbreti i ri.
A keni dëgjuar tashmë për Josian? Ai u bë Mbret kur ishte vetëm 8 vjeç.
A do ta fyente ai Zotin njësoj si babai i tij? Apo e donte Zotin?
Mënyra se si e përshkruan Bibla jetën e tij është e mrekullueshme: Josia bëri atë që i pëlqente Perëndisë.
A të përshkruajnë këto fjalë edhe ty? Kjo mund të jetë edhe motoja e jetës tënde, sepse Jezusi fal çdo gjë që ne bëjmë dhe që nuk i pëlqen Perëndisë. Mund t'i kërkoni Atij që t'ju falë. Ai do t'ju dëgjojë.
Josia e donte Perëndinë. Dhe kur u rrit, ai shkatërroi të gjithë idhujt në gjithë vendin. Gjithçka që ofendonte Zotin u shkatërrua.
A keni dhe ju gjëra për të pastruar në jetën tuaj? Videot dhe revistat e pista? Gjërat nën shtratin tuaj dhe në dollapin tuaj që ofendojnë Zotin?
Josia i vendosi gjërat në rregull. Ai e bëri këtë me dëshirë, sepse e donte Perëndinë.
Josia: "Vetëm shikoni tempullin. Shtëpia e Zotit duket si një kosh plerash. Kjo është një fyerje për Zotin tonë. Blini materiale ndërtimi dhe filloni punën!" (zhurma e ndërtimit)
Prifti: "Shikoni atë që sapo gjeta. Në këndin e pasmë gjetën librin e ligjit. Ejani, duhet t'a çojmë te mbreti Josia."
Fjala e Perëndisë, Bibla, fshihej në qoshe. Nuk është çudi që Zoti nuk e kishte vendin e parë në jetën e tyre.
Prifti: "Mbreti Josia, e gjetëm librin e ligjit në rrënoja."
Mbreti Josia: "Lexoji me zë të lartë."
Mbreti dëgjoi atë që Perëndia u bëri atyre që nuk e donin Atë me gjithë zemër. I tronditur, ai u ul në tokë dhe filloi të qajë. Atij i vinte shumë keq që njerëzit e tij e kishin ofenduar kaq shumë Perëndinë.
Menjëherë pas kësaj, Zoti i tha atij:
Zoti: "Unë do ta ndëshkoj këtë qytet. Por për shkak se ti më do Mua, do t'ju kursej."
Mbreti Josia ftoi fëmijët dhe të rriturit në një shërbesë dhe u kërkoi atyre ta donin Perëndinë dhe t'i jepnin Atij vendin e parë në jetën e tyre.
A do ta kishit pranuar këtë ftesë?
Folësit: Autori, shërbëtori, Josia, prifti, zëri i Zotit
© E drejta e autorit: CEF Gjermani