Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 010 (A Christmas quiz)
10. Kuic Krishtlindjeje
Sot do të fillojmë me kuizin për Krishtlindje që ju premtuam herën e kaluar.
Fëmija: "Shpresoj ti gjej të gjitha përgjigjet!"
Edhe unë, shpresoj që po!
Krishtlindja është një festë ditëlindjeje - ditëlindja e Zotit Jezus. Çdo vit njerëzit festojnë ditëlindjen e tij në mbarë botën. Edhe unë gjithashtu. Jam shumë i lumtur që lindi Shpëtimtari i botës.
Kur Jezusi lindi 2000 vjet më parë, një engjëll erdhi në mes të natës.
"Mos kini frikë!" u tha engjëlli barinjve që po ruanin delet e tyre. "Kam një lajm të mirë. Gëzohuni! Shpëtimtari ka lindur në qytetin e Davidit; Ai është Mesia, Jezu Krishti, Zoti. Do ta gjeni foshnjën e mbështjellë me pelena dhe të shtrirë në një grazhd."
Papritur u shfaqën shumë engjëj të cilët thoshin: "Lavdi Zotit! Shpëtimtari lindi!"
Zoti i do shumë njerëzit, dhe Ai të do edhe ty gjithashtu!
Tani do të fillojmë me kuizin e Krishtlindjes. A jeni gati? Do ju jap dy alternativa për çdo pyetje, por vetëm njëra është e saktë.
Shkruani përgjigjen e saktë. Le të fillojmë!
1. Ku lindi Jezusi? Në Betlehem apo në Kairo?
2. Si e ka emrin nëna e Jezusit? Sara apo Maria?
3. Çfarë pune bënte Jozefi? Elektiçist ap marangoz?
4. Kë njoftuan ëngjëjt për lindjen e Shpëtimtarit? Barinjtë apo Herodin?
Mund të na i dërgoni përgjigjet me email. Ose nëse më shkruani mua, mos harroni të më dërgoni adresën dhe moshën tuaj, dhe shumë shpejt do të merrni përgjigje.
Fëmija: "Sa qejf! Do i nis që tani!"
Një këshillë: nëse keni Bibël, lexoni Luka kapitulli 2, historinë e plotë të lindjes së Jezusit dhe aty do të gjeni dhe përgjigjet e sakta.
Folësit: Autori, fëmija
© E drejta e autorit: CEF Gjermani