Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 149 (It's difficult for Inam 1)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

149. Është e vështirë për Inam –in 1


Koshi i rrobave ishte i rëndë. Inami e çoi në lumë. Atje ajo nxori rrobat e pista, i futi në ujë dhe i fërkoi mbi një gur të madh.

Kjo ishte punë e vështirë. Sepse në xhungël nuk kishte lavatriçe.

Lotët rrodhën në fytyrën esmere të Inamit. E kishin rrahur keq përsëri. Inami shikoi nëpër fusha dhe mendoi për kohën kur bimët e orizit ishin ende shumë të vogla.

(tingulli i muzikës në sfond gjatë kujtesës)

Inam: "Në atë kohë, të huajt erdhën në Indonezi dhe ndërtuan një kishë të vogël prej druri aty pranë. Të gjithë mund të merrnin pjesë. Shikova nëpër të çarave dhe dëgjova kur këndoheshin këngët e bukura. Pastaj hyra brenda dhe dëgjova histori emocionuese për Jezusin dhe se si Ai vdiq në kryq për ne.
Vendosa ta ndjek Atë dhe t'i jap jetën. Kur u thashë prindërve të mi se i isha lutur Atij, ata u zemëruan shumë me mua dhe më rrahën." (muzika ndalet)

Inami qante jo ngagoditjet por nga prindërit e saj.

Inam: "Zoti Jezus, lutem që edhe prindërit e mi të besojnë në Ty dhe të jetojnë për Ty dhe të shkojnë në parajsë një ditë. Të lutem mos lejo të humbasin."

Inami ngriti koshin e rrobave dhe e çoi në shtëpi.

Nëna (e inatosur): "Pse je kaq e ngadaltë? Shko, nxito! Gatuaj orizin!"

Pas ngrënies, Inami ishte e dënuar.

Por kur ishte qetësi, dilte nga dritarja dhe vraponte nëpër barin e gjatë të xhunglës drejt kishës së vogël.

(muzika në sfond)

Ajo nuk donte ta humbiste shërbesën. Këngët dhe vargjet biblike që mësoi atje i dhanë një guxim të ri. Por në shtëpi prindërit e saj e prisnin me shkop në dorë.

Inam po kalonte një kohë të vështirë që kur vendosi të jetonte për Jezusin.

Ajo rrihej shpesh, por ende i besonte Jezusit.

Kur u sëmur, nëna e saj thirri një magjistar. Ai përzjeu një pije dhe mërmëriti diçka me vete.

Inami mendoi se çfarë mund të bënte që të mos i duhej ta pinte. Magjistari i dha kupën dhe në atë moment nëna thirri.

Nëna: "Më duhet të shkoj në kuzhinë, orizi po digjet!"

Magjistari e ndoqi dhe Inami e derdhi pijen me shpejtësi nga dritarja.

Nëse do ta zbulonin ata!

Do të dëgjoni se çfarë ndodhi në dramën vijuese.


Folësit: Autori, Inam, nëna

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:29 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)