Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 126 (So close – and yet so far)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

126. Sa pranë- dhe larg në të njëjtën kohë


Burri: "Sikur të kisha "atë", çfarëdo qoftë "ajo". Më mungon diçka. Si në botë mund ta marr atë?"

Diçka i mungonte jetës së sundimtarit të ri. Askush nuk e vuri re, gjithsesi. Ai ishte i suksesshëm, i pashëm dhe shumë, shumë i pasur.

Por diçka i mungonte. E dinte edhe ai. A mund të mungojë e njëjta gjë edhe në jetën tuaj? Ai nuk kishte paqe. Si mund ta merrte? Jezusi duhej ta dinte përgjigjen.

Burri: "Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj për të marrë jetën e përjetshme?"

Kjo ishte ajo që mungonte. Jeta e përjetshme që fillon me besimin në Jezusin dhe vazhdon në parajsë pasi të vdesim. Ai e donte këtë gjë.

Jezusi: "Nëse doni jetën e përjetshme, atëherë zbatoni urdhërimet: Mos vidh, mos shkel kurorën, mos gënje, mos vrit, ndero babanë dhe nënën tënde."

Burri: "I kam zbatuar urdhërimet gjithë jetën time."

A mund ti përgjigjeshe njësoj kësaj pyetjeje edhe ti?

Jezusi: "Atëherë shit gjithçka që ke dhe jepja të varfërve. Dhe eja, më ndiq Mua."

Kur sundimtari i ri e dëgjoi këtë, u trondit, sepse ishte shumë, shumë i pasur. Mjerisht, ai u largua. Paratë ishin më të rëndësishme për të se Jezusi dhe jeta e përjetshme.

Vajza: "A nuk mundet një person të jetë i pasur dhe të ndjekë Jezusin?"

Sigurisht. Pyetja është më shumë: Kush është e para? Le të bëjmë një eksperiment.

Vajza: "Për çfarë duhet qiriri?"

Po e krahasoj Jezusin me qiririn, sepse është Drita e botës.

Djali: "A ta ndez?" (Tingulli i shkrepses që ndizet)

Vajza: "Është e bukur se si digjet."

Çfarë do të ndodhte nëse do të mbaja një kartëmonedhë 100 dollarësh para qiririt?

Vajza: "Paratë do të bllokonin dritën."

Djali: "E kuptova! Paraja ka më shumë vlerë, dhe Jezusi vjen i dyti."

Vajza: "E ndante atë nga Jezusi."

Mund të kishte përfunduar ndryshe. Tani do t'i mbaj paratë pas qiririt.

Djali: "Tani Jezusi është i pari dhe paratë shkëlqejnë."

E shihni sa e rëndësishme është renditja e prioriteteve? Në jetën e sundimtarit të ri të pasur, paratë kishin vendin e parë. Për këtë arsye, me sa dimë, ai humbi jetën e përjetshme në qiell.

Është shumë keq që historia e tij përfundoi kështu.

Shpresoj që jeta juaj me Jezusin të ketë një "Fund të lumtur". Vazhdoni të pyesni veten nëse ka ndonjë gjë në jetën tuaj që vjen përpara Jezusit.


Folësit: Autori, burri, Jezusi, vajza, djali

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:23 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)