Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 113 (Can your God do everything)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

113. A mundet Zoti yt të bëjë gjithçka


Catherine: "Jody, vetëm imagjinoje – Sapo më dhanë mbi 25 dollarë. Pa arsye fare. Askush nuk e dinte që unë po lutem për para për t'u dhënë misionarëve."

Jody: "Çfarë do të thuash?"

Catherine: "Sa herë që marr një shpërblim, një pjesë të parave ia jap Perëndisë për punën misionare. Dhe tani dua të blej një kukull për ta vendosur në kutitë që do të shkojë në Kinë për Krishtlindje. A po vjen me mua?"

Jody: "Sigurisht!"

Në dyqanin e lodrave vendosën të blinin kukullën me flokë të gjatë biondë dhe fustanin e bukur blu. Pasi paguan, Catherine dhe Jody shkuan direkt në shtëpinë e zonjës Hartmann.

(tingulli i ziles së derës, hapja e derës)

Catherine: "Mirëdita, Zonja Hartmann! Kjo është për pakot e Krishtlindjes."

Zonja Hartmann: "Oh, më vjen keq, por i kemi përfunduar."

Catherine: "Oh jo! Por kjo kukull duhet të shkojë në Kinë. Sepse jo më kot. Jezusi më dha paratë për ta blerë atë."

Kur zonja Hartmann pa sa serioze ishte vajza, hapi kutinë.

Catherine: "Shumë faleminderit, zonja Hartmann. Zoti ka një qëllim për të."

Sikur ta kishte marrë me mend motra Ruth! Ajo ishte një misionare në Kinë dhe i mësonte gjermanisht një vajze të re.

Adina ishte shumë e talentuar në gjuhë. Por ajo kurrë nuk kishte dëgjuar për Perëndinë e gjallë që bën mrekulli dhe e do aq shumë.

Adina: "Mundet Zoti yt të bëjë gjithçka me të vërtetë?"

Motër Ruth: "Po, nuk ka asgjë të pamundur për Të."

Adina: "A mundet Ai të më dërgojë një kukull gjermane me një fustan blu për Krishtlindje. Të lutem thuaja këtë gjë!"

Motra Ruth nuk mund ta imagjinonte sesi Perëndia do ta përmbushte këtë dëshirë. Kështu ajo u mahnit kur hapi kutinë me kukullën e përgjigjes së lutjes. Kjo nuk ishte rastësi.

Motër Ruth: "Faleminderit, Zoti Jezus. Ti je i gjallë dhe me të vërtet mund të bësh gjithçka. Të lutem ndihmoje Adinën të të njohë."

Me pakon e mbështjellë bukur, ajo i solli dhuratën Adinës.

Motër Ruth: "Ja Adina, Zoti Jezus të dërgoi këtë pako." (tingulli i letrës që griset dhe hapet)

Adina: "Është shumë e bukur! Kjo është pikërisht lloji i kukullës që doja."

Vraponte nga gëzimi nëpër dhomë. Por befas u bë serioze.

Adina: "Motra Ruth, Jezusi mund të bëjë gjithçka. Unë besoj në Të, sepse Ai ma përmbushi dëshirën. Zoti Jezus, eja në jetën time dhe bëje zemrën time të pastër. Unë dua të të përkas 100%. Amen."

Gëzimi i vërtetë i Krishtlindjes hyri në zemrën e Adinës. Jezusi mund të bëjë gjithçka. Dhe e ndau këtë të vërtetë me shumë njerëz.


Folësit: Autori, Catherine, Jody, Zonja Hartmann, Adina, Motër Ruth

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:20 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)