Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 062 (Finally at the goal 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

62. Qëllim i arritur 2


Të zhgënjyer, dijetarët nga Lindja u larguan nga pallati i mbretit për në Jeruzalem.

Këtu ata kishin kërkuar për Jezusin, Mbretin e porsalindur. Sepse kishin ardhur për ta adhuruar Atë dhe për t'u treguar të gjithëve se Ai do të ishte Zot i jetëve të tyre.

Por ata nuk e gjetën Atë në Jeruzalem. Ishte errësirë kur u larguan nga qyteti.

Dijetari i parë: "Pse ishte Mbreti Herod kaq shume i mërzitur?"

Dijetari i dytë: "Dhe pse donte datën e saktë të shfaqjes së yllit?"

Dijetari i parë: "Ja ku është sërish! I njëjti yll që na tregoi lindjen e Mbretit të Judenjëve."

Burrat nga Babilonia u gëzuan shumë kur panë yllin.

Imagjinoni! Ylli shkonte para tyre në qiell dhe u tregonte rrugën për në Betlehem.

Direkt mbi një shtëpi të caktuar, ylli qëndroi pa lëvizur. Sepse në këtë shtëpi, Maria dhe Jozefi qëndronin me foshnjën Jezus.

Ata qëndruan atje dhe gjetën strehim pas regjistrimit, kur të gjithë të tjerët ishin kthyer në shtëpi.

Dhe dijetarët arritën në fund të kërkimit të tyre.

Ata hynë në shtëpi dhe gjetën Marinë dhe Jozefin. Dhe me sytë e tyre ata panë foshnjën Jezus, Mbretin që Perëndia kishte dërguar.

Të habitur, u përkulën para Jezusit dhe e adhuruan Atë.

Ata donin t'i përkisnin Atij; Ai duhej të ishte Mbreti i tyre dhe të sundonte në jetën e tyre.

A është Jezusi Mbreti juaj? A e keni lejuar t'ju udhëheqë gjatë gjithë jetës suaj?

Nuk ka asgjë më të mirë për ju dhe mua në të gjithë botën sesa të kemi Jezusin Mbret të jetëve tona.

Dijetarët i përkisnin Atij. Ata hapën dhuratat e tyre - dhe ishin shumë mirënjohës! Ar, argjend dhe mirrë e kushtueshme ishin dhuratat e tyre për Mbretin e përjetshëm.

Dhurata më e çmuar që duhet t'i bëjmë Atij është jeta jonë. Kushdo që i jep jetën e tij ose të saj Jezusit do të shpërblehet shumë.


Folësit: Autori, dy dijetarët

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:07 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)