Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 047 (Arsonist 6)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

47. Zjarrëvënësi 6


Të dielën në mbrëmje, TiFam u ul jashtë dhe shikoi ndërsa dielli perëndonte pas maleve në Haiti. Ajo ishte shumë e lumtur sepse kohët e fundit u bë fëmijë i Zotit. Babai i saj, magjistari, Orestil, ia kishte marrë dhe grisur Biblën. Por ai nuk mund ta ndante kurrë nga Zoti Jezus, sepse ajo e mbante Atë në zemrën e saj. TiFam nuk ishte e zemëruar me babain e saj, i cili u ul përballë oborrit dhe ngrohej pranë zjarrit. Ajo e donte atë gjithsesi. A e dinte ai lajmin më të ri?

TiFam: "Babi, Victor vjen në fshatin tonë çdo të djelë për të predikuar."

Orestil: "Bën mirë të mos vijë."

Orestili murmuriti me vete, por nuk i dilte nga mendja atë që kishte dëgjuar pas kishës atë mëngjes. Ai mendonte vazhdimisht për fjalët e Victorit.

Victor: "Jezusi ndryshoi jetën time. Kam jetuar me frikën e shpirtrave dhe u kam shërbyer atyre. Por kur dëgjova për dashurinë e Zotit, besova në Të. Tani jam i gëzuar dhe e di që Jezusi është gjithmonë me mua. Kurrë nuk do të jem më vetëm."

Orestil shkoi tek shtëpia e vogël që kishte ndërtuar për shpirtrat.

Orestil: "Ju shpirtra, më tregoni fuqinë tuaj. Le të bjerë zjarri në atë kishë dhe të digjet. Apo duhet t’u ndihmoj unë?"

Në mes të natës, Orestili çoi në kishë një copë dru që digjej. Ai qeshi dhe e vuri zjarrin në kashtën e çatisë.

Papritur një dorë e tërhoqi krahun e tij prapa. Magjistari u rrëzua.

Orestil: "Victor, nga mbive ti?"

Victor: "Jezusi më dërgoi të flas me ty. Ai të do ty."

Orestil: "A mund të më dojë Ai mua? U kam shërbyer shpirtërave, kam gënjyer, doja të të vrisja ty, dhe do t’a digjia këtë kishë. Madje i’a grisa Biblën TiFam-it. Akoma mund të më dojë Ai mua?"

Victor: "Për çdo mëkat tëndin Ai vdiq në kryq. Ai do të të falë."

Orestil: "Më vjen keq për çka kam bërë. Dua të kem paqe dhe të bëhem fëmijë i Zotit tani."

Magjistari ishte serioz. Ai dogji të gjitha artefaktet e tij magjike dhe filloi një jetë të re. Të gjithë ata që panë fytyrën e tij të që shkëlqente u gëzuan shumë. Por ajo që u gëzua më shumë ishte TiFam.

Jezusi është fituesi, në Haiti dhe në ne. Ai pranon këdo që vjen tek Ai dhe që dëshiron të bëhet fëmijë i Perëndisë.

Sepse "të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha të drejtën të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij." (Gjoni 1:12), kjo është ajo që Bibla thotë.


Folësit: Autori, TiFam, Orestil, Victor

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:03 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)