Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 132 (Fish and questions at breakfast)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

132. Peshk dhe pyetje për mëngjes


Ngjarjet ndodhën kaq shpejt. Nëse në atë kohë do të kishte gazeta, atëherë Pashkët e vitit 33 do të ishin në faqen e parë.

Lexuesi mashkull: "Errësirë totale në ditën kur Jezusi vdiq."

Lexuesja femër: "Të vdekurit u ringjallen dhe erdhën në qytet."

Lexuesi mashkull: "Tërmetet plasën shkëmbinjtë."

Lexuesja femër: "Kapiteni pranon se Jezusi është biri i Zotit."

Lexuesi mashkull: "Fjalët e fundit të Jezusit: Ka përfunduar!"

Lexuesja femër: "Dhe me shkronja të mëdha në faqen e parë: VARRI ËSHTË BOSH!"

A ishte kjo në gazetën "Jerusalem Times"? Jo. Këto janë raporte nga dëshmitarët okularë në Bibël, raporte që thjesht duhet t'i lexoni vetë.

Varri është bosh. Jezusi jeton! Pas ringjalljes së Tij, Ai shkoi te dishepujt e Tij. Ata ishin ende të pikëlluar dhe kishin frikë. Por kur panë Jezusin, u gëzuan shumë.

Pas kësaj, Pjetri dhe dishepujt e tjerë u larguan nga Jeruzalemi dhe shkuan në shtëpitë e tyre në detin e Galilesë.

Pjetri: "Po dal për peshk."

Gjonio: "Po vijmë me ty."

Në mbrëmje, ata lundruan në det. Por natën ata nuk kapën asnjë peshk. Kur po ktheheshin, Jezusi po qëndronte në breg. Dishepujt nuk e dinin se ishte Ai.

Jezusi: "A keni ndonjë gjë për të ngrënë?"

Gjoni: "Jo."

Jezusi: "Hidheni rrjetën tënde në anën e djathtë të varkës." (tingulli i spërkatjes së ujit)

Pjetri: "Rrjeta është plot e përplot!"

Gjoni: "Ky është Jezusi, Zoti!"

Vetëm 300 metra larg bregut ata kapën aq shumë peshq sa dhe sollën 153 peshq.

Jezusi: "Ejani të hani mëngjes!"

Buka dhe peshku i pjekur në zgarë ishin gati pranë zjarrit. Ishte hera e tretë që Jezusi iu shfaq miqve të Tij. Pjetrin nuk e linte të qetë ndërgjegjia e tij. Ai mendoi për faktin se tri herë kishte mohuar se e njihte Jezusin. Pas mëngjesit, Jezusi foli vetëm për vetëm me Pjetrin.

Jezusi: "Pjetër, a më do ti Mua?"

Pjetri: "Po, Zot, Ti e di që të dua."

Jezusi: "Pjetërr, a më do ti Mua?"

Pjetri: "Po, Zot, Ti e di që të dua."

Jezusi: "Pjetër, a më do ti Mua?"

Pjetri u trishtua sepse Jezusi e pyeti tri herë.

Pjetri: "Zot, ti di gjithçka. Ti e di që të dua."

A është kjo përgjigjja juaj për pyetjen që ju bëri Jezusi sot?

Jezusi e fali Pjetrin. Kush falet shumë, e do shumë Jezusin!


Folësit: Autori, lexuesi mashkull, lexuesja femër, Pjetri, Gjoni, Jezusi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:25 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)