STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 022 (Chariot of fire to heaven 7) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
22. Karrocë e zjarrtë për në qiell 7E mbani mend akoma kërkimin e madh për Elian për të cilin ju tregova së fundmi? Zhdukja e tij mbeti një enigmë. Autori: Elisha, ti ishe shoqja e tij më e mirë. A e di se ku është Elia? Elisha: "Po, e di." Autori: Më duket sikur je e lumtur. Jam shumë kurioz pse. Elisha: "Më kujtohet saktësisht se si Elia hoqi pelerinën para se të ikte. Unë vendosa të shkoja me të. Ai nuk donte që unë të shkoja, por nuk iu binda. Rrugës takuam disa profetë që na pyetën: A e dini se kjo është dita e fundit që Elia do të jetë me ju?" Autori: A u trishtove kur e dëgjove atë lajm? Elisha: "Po unë e dija këtë gjë dhe u thashë atyre që të heshtnin. Shkuam më tej në drejtim të lindjes. Kur arritëm në Jordan, nuk pamë askund asnjë urë. Pastaj Elia mori pelerinën e tij, e palosi dhe goditi ujërat. Imagjinojeni! Lumi u nda në mes dhe ne kaluam në tokë të thatë." Autori: A është e vërtetë? Elisha: "Po, isha atje! Jam e mahnitur me madhështinë dhe fuqinë e Zotit dhe që Ai bën mrekulli të tilla përmes njerëzve të dobët. Autori: Dhe kjo është arsyeja pse askush nuk mundi ta gjente atë. Faleminderit, Elisha, për përgjigjet e tua. Enigma u zgjidh. Normalisht, vdekja është fundi i jetës sonë këtu në tokë. Por për ne nuk është aq e rëndësishme se si dhe kur përfundon kjo jetë, por se ku do të shkojmë pas vdekjes. Elia është me Perëndinë sepse jetoi me Perëndinë. Ja se si e përshkruan Bibla: Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë nuk ka jetën. (1 Gjonit 5:12) Në dramën tjetër do t'ju tregoj se si Pjetri filloi të ecë me Jezusin. Folësit: Autori, Elisha © E drejta e autorit: CEF Gjermani |