STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 139 (The King's invitation 2)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

139. Ftesa e Mbretit 2


Karroca e Mbretit kaloi nëpër rrugë. Perdet u tërhoqën dhe dritaret u hapën. Kuriozë, njerëzit shikonin se çfarë do të ndodhte.

Gruaja: "Lajmëtarët e mbretit në Lo-Debar? Çfarë ndjesie!"

Fqinji: "Kush po na viziton? Ndoshta kryetari i bashkisë?"

Për habinë e tyre, karroca e madhe ndaloi mu përballë shtëpisë në të cilën banonte Mefiboshethi.

Mbreti David e kishte ftuar. Mefiboshethi vështirë se mund ta besonte. Ai, i çalë, i huaji mori një ftesë nga Mbreti! Kjo duhet të ketë qenë e mrekullueshme.

Nuk ken ipse të bëheni xhelozë. Jeni të ftuar edhe ju. Një Mbret i drejtë, i cili është i përjetshëm,Jezusi, ju fton edhe juve. Mbreti i Mbretërve! Bëj ashtu siç bëri Mefiboshethi dhe pranoje ftesën, edhe kur nuk je ndonjë njeri i madh, dhe ndihesh i parëndësishëm.

Djalin e çalë e sollën te mbreti.

Davidi: "Mefibosheth, mos ki frikë. Do tregohem i mirë me ty."

Mefiboshethi: "Por nuk e meritoj."

Davidi: "Do ju jap tokë. Shërbëtorët e mi do ta mbjellin dhe do ta korrin. Dhe të gjitha ju përkasin juve."

Mbreti David i bëri një ftesë Mefiboshethit dhe i dha dhurata.

Jezusi, Mbreti i përjetshëm, ju fton dhe dëshiron t'ju ofrojë dhurata.

Dhuratat e tij janë të paçmueshme si: falja, gëzimi, paqja, jeta e përjetshme... As që mund ti them të gjitha. Ejani te Jezusi dhe bekohuni prej Tij.

Mefiboshethi nuk u pendua kurrë që e kishte pranuar ftesën e mbretit dhe dashamirësinë e tij. Dhe më e mira nuk kishte ardhur ende.

Davidi: "Mefibosheth, dua që të vish të jetosh me mua."

Ashtu edhe Jezusi, Mbreti që nuk mund ta shihni. Nuk dëshiron që ju ta vizitoni Atë vetëm të dielën, por çdo ditë. A do e vizitoni? Të jesh gjithmonë me Të në zemrën dhe mendimet e tua?

Jezusi do të jetë pjesë e jetës suaj në çdo gjë. Nuk njoh ndonjë Mbret më të mirë se Ai. Ftesa e mbretit David ndryshoi krejtësisht jetën e Mefiboshethit.

Ftesa e Zotit Jezus do të ndryshojë tërësisht jetën tuaj.

Jezusi ju fton dhe dëshiron t'ju tregojë mirësi. Ai dëshiron që ju të jeni gjithmonë me Të.

Pranoje ftesën e Tij. Mund ti përgjigjeni Atij kur luteni. Mbreti Jezus ju dëgjon.


Folësit: Autori, gruaja, fqinji, Davidi, Mefiboshethi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:27 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)