STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 080 (A bill for Mom)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

80. Faturë për Mamin


Pasuria më e madhe e Jasmin-it qëndronte në raft në sektorin e lodrave.

Jasmin: "Kam nevojë për lek. Sa të privilegjuar janë të rriturit. Ata mund të blejnë gjithçka që duan. Por hej, kam një ide."

Jasmin ishte me nxitim. Pas drekës, shkoi në dhomën e saj. Gjithçka që i nevojitej ishte një laps dhe një copë letër.

Jasmin: "Lista e pagës për Jasmin. Unë nuk jam një skllave që punon falas:
Çuarja e qelqeve për ricklim në vend $ 2,50
Pastrimi i dushit $ 4,-
Pastrimi i enëve nga tavolina për çdo natë $ 8,-
Pastrimi i dhomës (punë e vështirë!) $13,50
Nxjerrja e enëve nga lavastovilja $ 5,-
Hedhja e mbeturinave (bo çfarë ere!) $ 8,-
Të gjitha së bashku bëjnë… 15, 21 … $41,-
Të lutem më paguaj sa më shpëejt të jetë e mundur!
Punonjësja juaj, Jasmin."

Fshehurazi ajo e vendosi faturën në tryezën e kuzhinës. Dhe në darkë ajo gjeti një letër pranë pjatës së saj. Por e hapi kur ishte vetëm.

Jasmin: "Tani jam kurioze (tingulli i letrës që hapet, paratë që bien).
Saktësisht 41 dollarë,- ! Nuk kam qenë kurrë kaq e pasur. Oh, ka dhe një shënim:
E dashur Jasmin!
Kjo është paga jote. Je me të vërtetë një vajzë e zellshme. Kur të keni kohë, ju lutemi lexoni faturën time.
10 vjet larje për enët e tua falas
10 vjet gatimi për ty falas
Kur ishe e sëmurë, u kujdesa për ty falas
Lojërat me ty falas
Kohën që kam marrë për të të dëgjuar problemet dhe meraqet e tua falas
Nuk do ta zgjas më shumë këtë listë. Gjithçka kam bërë, e kam bërë me kënaqësi për ty sepse të dua shumë, e dashura ime. Mami."

Jasmin u turpërua. Vrapoi tek nëna e saj dhe e përqafoi.

Jasmin: "Mami, nuk do të jap më kurrë asnjë faturë. Këto lekë janë të tuat. Të dua shumë!"

Ndihma ndaj të tjerëve u jep atyre gëzim, po ashtu edhe dhënia. Së shpejti do të jetë dita e nënës.

Dëshironi të dhuroni gëzim? Uroj që të keni një ide të mirë se si mund ta befasoni nënën tuaj.

Dhe mbani mend: Kur u jep të tjerëve do të gëzohesh edhe ti. Jo vetëm në ditën e nënës.


Folësit: Autori, Jasmin

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:12 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)