STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 051 (Two gifts)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

51. Dy dhurata


Miku 1: "A di gjë se si është miku ynë?"

Miku 2: "Jo mirë."

Miku 1: "Duhet të jetë e tmerrshme të rrish ditë e natë shtrirë dhe të mos bësh asgjë."

Miku 2: "Sa keq që më vjen për të."

Miku 1: "Duhet t’a çojmë tëk Jezusi. Ai është në Kapernaum. Dhe mund t’a shërojë."

Këta ishin miq të vërtetë. Ata nuk e braktisën shokun e tyre të çalë. E çuan te Jezusi mbi një vig. Fatkeqësisht, u vonuan pak. Shtëpia në të cilën Jezusi po predikonte ishte tashmë plot me njerëz. Edhe para derës kishte një turmë të madhe. Kjo e bëri të pamundur kalimin përmes portës. Të gjithë donin të dëgjonin Jezusin. Askush nuk mund të jepte mësim për Perëndinë ashtu si Jezusi bënte.

Miku 2: "Kam një ide. A ka shkallë për t’u ngjitur në çati?"

Miku 1: "E kuptoj se çfarë po mendon. Le ta bëjmë! Le të ngjitemi!"

U ngjitën nëpër shkallë dhe e çuan me kujdes mikun e tyre mbi çatinë e sheshtë. Pastaj hapën një vrimë në çatinë prej balte dhe e zbritën mikun e tyre të sëmurë mbi vig pikërisht përpara Zotit Jezus. A do ta ndihmonte ai?

Jezusi ngriti sytë lart nga miqtë. Ai e pa besimin e tyre dhe për këtë arsye i tha të çalit:

Jezusi: "Mëkatet e tua të janë falur."

Jezusi e fali atë. Askush nuk e kishte parashikuar këtë gjë. Madje disa njerëz menduan: Si mund t'i falë mëkatet? Vetëm Zoti mund të na falë.

A nuk e kuptonin akoma se Jezusi është Biri i Perëndisë dhe se mund të falë mëkatet? Jezusi e dinte se çfarë po mendonin ata.

Jezusi: "Pse po i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja? Çfarë është më e lehtë t’i thuash të paralizuarit: 'Mëkatet e tua të janë falur' apo 'Çohu, merre vigun tënd dhe ec'? Do t’a shikoni që në një minutë do i bëj të dyja."

Pastaj Jezusi i tha njeriut të çalë:

Jezusi: "Unë po të thëm: Çohu! Merre vigun tënd dhe sho në shtëpinë tënde."

Askush nuk lëvizi asnjë muskul. Pastaj i çali filloi të lëvizte! Ai u ngrit në këmbë, e mori vigun dhe filloi të ecte.

Jezusi e kishte shëruar. Të gjithë e lavdëruan Zotin për këtë. Të habitur ata thanë:

Njerëzit: "Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë!"

Një person shkoi në shtëpi i bekuar shumë. Cilat janë dy dhuratat që Jezusi i dha njeriut të çalë? Na shkruani dhe ne do t'ju përgjigjemi.

Dhe gjithmonë mbani mend se: Jezusi dëshiron t'ju bekojë!


Folësit: Autori, dy miqtë, Jezusi, njerëzit

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:04 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)