Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 032 (Does God answer every prayer)
32. A i përgjigjet Zoti çdo lutjeje
A ke ndonjë ngjyrë të preferuar? Ngjyra e preferuar e Amy-it ishte bluja. I pëlqente bluja e qiellit, bluja e detit, dhe bluja e saj e preferuar ishte ngjyra e syve blu të nënës së saj. Sa keq që unë i kam sytë kafe, mendonte Amy.
Amy: "Mami, a i dëgjon Zoti të gjitha lutjet e mia?"
Mami: "Po, e dashur, Zoti i dëgjon të gjitha lutjet."
Amy: "Edhe lutjet e fëmijëve?"
Mami: "Sigurisht, Amy. Por tani është koha të shkosh në shtrat. Natën e mirë! Gjumë të ëmbël!"
Amy: "Natën e mirë, Mami!"
Pasi u fik drita, Amy u lut në shtratin e saj:
Amy: "I dashur Zot, ti mund të bësh gjithçka. Të lutem ktheji sytë e mi nga kafe në blu. Amen."
Zoti e dëgjoi lutjen e Amy-it, dhe e kishte me gjithë mend. Pastaj e zuri gjumi.
Të nesërmen në mëngjes Amy u zgjua dhe mendoi për lutjen e saj. Ajo u hodh nga shtrati, vrapoi drejt pasqyrës, nga e cila dy sy të mëdhenj kafe e shihnin atë.
Për fat të keq, Amy mendoi se Perëndia ndoshta nuk e dëgjoi lutjen e saj.
Pastaj ishte sikur dikush i tha: "Jo është gjithashtu një përgjigje."
Kaluan shumë vite. Kur Amy u rrit, shkoi në Indi si misionare. Aty e mësoi gjuhën, hante çfarë hanin ata, vishej siç visheshin ata dhe për të mos u dukur edhe aq me si e huaj, e lyente lëkurën me ngjyrë kafe.
Një ditë një shoqe i tha Amy-it,
Shoqja: "Amy, sa mirë që sytë e tu janë kafe dhe jo blu, përndryshe të gjithë do ta shihnin që je e huaj."
Sytë kafe? Amy mendoi për lutjen e saj kur ishte fëmijë. "Jo" është gjithashtu një përgjigje. Një përgjigje e mirë nga Zoti.
Ndonjëherë Zoti na jep menjëherë atë që duam.
Ndonjëherë Ai na lë të presim.
Ndonjëherë Ai thotë jo.
Cilado qoftë përgjigja – qoftë po, jo, apo prisni – Ai na tregon dashurinë e Tij. Përgjigja e tij është gjithmonë më e mira për ne.
Ai bën pikërisht gjënë e duhur, edhe për ju.
Folësit: Autori, Amy (fëmijë), nëna e Amy-it, shoqja
© E drejta e autorit: CEF Gjermani