STORIES for CHILDREN by Sister Farida

(www.wol-children.net)

Search in "Albanian":

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 008 (Earthquake at midnight)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

8. Tërmet në mes të natës


Anija u ankorua në skelë. Pali dhe miku i tij Sila dolën nga deti dhe u nisën për në qytetin e Filipit.

Në treg dhe nëpër rrugë, ata thoshin vazhdimisht me zë:

Pali: "Zoti ju do. Ai dërgoi Birin e Tij në botë. Besoni në Zotin Jezus dhe do të shpëtoheni."

Lidia e besoi këtë gjë dhe i dëgjoi me kënaqësi tregimet për Jezusin. Të tjerët u mërzitën dhe me zemërim bërtitën:

Burri: "Ata po nxisin një kryengritje! Nuk duam t’i dëgjojmë. Largojini nga këtu!"

Gurë fluturuan në ajër. Papritur e gjithë turma u kundërvu kundër lajmëtarëve të Zotit. Burrat e zemëruar grisën rrobat e Palit dhe Silës dhe i goditën me kamxhik. Kurrizin e kishin të lënduar nga kamxhikët që i goditën. I morën dhe i futën në një burg të errët dhe të lagësht me duar e këmbë të lidhura me zinxhirë. I gjithë trupi u dhimbte nga plagët e marra.

Në Bibël lexojmë se të burgosurit nuk u ankuan apo pyetën: "Pse Zoti e lejoi të na ndodhte kjo gjë?" Në vend të kësaj, ata i kënduan këngë lavdërimi Perëndisë në mes të natës. Dhe më pas ndodhi që: Zoti i ndihmoi duke shkaktuar një tërmet të fortë. Zinxhirët e tyre ranë përtokë dhe dyert u hapën. Rojtari i burgut u zgjua nga zhurma. Mendimi i tij i parë ishte se të burgosurit kishin ikur të gjithë. Ai kishte frikë nga shefi i tij, ndaj donte të vdiste. Mori shpatën dhe…

Pali: "Prit! Mos i bëj keq vetes. Jemi të gjithë këtu."

Me të vërtetë, asnjë nuk është larguar. Duke u dridhur, rojtari i burgut u gjunjëzua tek këmbët e Palit.

Rojtari i burgut: "Çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?"

Pali: "Nuk ke nevojë të bësh asgjë. Sepse Jezusi bëri gjithçka për ty. Beso në Të dhe do të shpëtohesh."

Ishte kaq e thjeshtë. Rojtari i burgut besoi dhe u ndryshua. Ai nuk i lëndoi më të burgosurit, por u jepte atyre ushqim për të ngrënë dhe i mjekoi plagët e tyre.

Të nesërmen në mëngjes, gjykatësi dërgoi lajmëtarë te drejtori i burgut për ti liruar këta dy burra. Dhe ata erdhën vetë dhe e shfajësuan sjelljen e tyre të keqe ndaj Palit dhe Silës. Pas kësaj Pali dhe Sila udhëtuan në shumë vende dhe u thanë shumë të tjerëve këto fjalë:

Pali: "Beso në Zotin Jezus, dhe do të shpëtohesh dhe do të kesh jetë të përjetshme."


Folësit: Autori, Pali, burri, rojtari i burgut

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:54 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)