Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 104 (Pharaoh is obstinate 4)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

104. Kokëfortësia e Faraonit 4


Aaroni: "Moisi, je me të vërtetë ti? Paqe."

Moisiu: "Aaron, nuk mund ta besoj. Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin për 40 vjet."

Vëllezërit u përqafuan me njëri-tjetrin. Gëzimi i tyre ishte i madh.

Zoti kishte një detyrë për ta.

Moisiu duhej t'i nxirrte izraelitët nga skllavëria e egjiptianëve. Dhe vëllai i tij duhej ta ndihmonte për këtë gjë. Ata duhej të shkonin te Faraoni, tek ky monark i tmerrshëm. Për këtë u duhej shumë guxim.

Moisiu: "Faraon, ZOTI, Perëndia i Izraelit, ju thotë: Lëre popullin tim të shkojë."

Faraoni: "Zoti? Kush është ai? Unë nuk e njoh Atë. Dhe nuk kam asnjë plan për t'i lënë izraelitët të largohen. Dil nga këtu!"

Faraoni nuk ishte i gatshëm të dëgjonte Zotin.

Faraoni: "Ju përtacë! Kthehuni në punë. Nuk do të merrni më kashtë për të bërë tulla. Gjejeni vetë. Por ju ende duhet të bëni të njëjtin numër tullash si më parë."

E pakuptueshme! Tani gjithçka ishte edhe më keq se më parë. Izraelitët e qortuan Moisiun. Moisiu u lut.

Moisiu: "Zot, pse më dërgove te Faraoni? Tani për ne është më keq se ishte më parë. Ti nuk bëre asgjë për të çliruar njerëzit e tu."

Zoti foli: "Së shpejti do ta shihni se çfarë do të bëj me Faraonin. Do ta detyroj atë të të lërë të shkosh. Atë që kam premtuar, do ta realizoj. Unë do t'ju çliroj."

Zoti u dërgoi shumë ndëshkime egjiptianëve.

Djali: "Një herë Ai e ktheu të gjithë ujin e lumenjve në gjak. Por Faraoni ende nuk besonte."

Vajza: "Sa e shpifur, dhe pastaj bretkosat mbuluan të gjithë tokën. Ato madje u futën edhe në shtratin e Faraonit."

Djali: "Dhe më pas një stuhi e tmerrshme breshëri shkatërroi të gjitha të korrat."

Vajza: "Për tre ditë ishte krejtësisht errësirë. Por të gjitha këto mrekulli nuk e bindën Faraonin. Ai ishte shumë kokëfortë."

Djali: "Më e bukura është se këto ndëshkime nuk i lënduan aspak izraelitët."

Pastaj Zoti shpalli ndëshkiminmë të keq nga ato që kishte dhënë deri më tani.

Zoti foli: "Një ndëshkim tjetër do të vijë mbi Faraonin dhe Egjiptin dhe atëherë do të jeni të lirë."

Moisiu shkoi tek Faraoni për herë të fundit.

Moisiu: "Sonte Zoti do të kalojë nëpër vendin e Egjiptit dhe djali më i madh në çdo familje do të vdesë. Edhe djali juaj. Atëherë do të kuptoni se Izraeli i shërben një Perëndie të gjallë."

A do bindej më në fund Faraoni? Do ta zbuloni në dramën e ardhshme.


Folësit: Autori, Aaron, Moisiu, Faraoni, Zoti, djali, vajza

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:18 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)