Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 075 (Special binoculars)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

75. Dylbi të veçanta


A e dini se çfarë është një profet?

Sarah: "Zoti i tregon planet e Tij."

Asmus: "Parashikon të ardhmen."

Mund të thuhet gjithashtu se profet është dikush që ka marrë dylbi të veçanta nga Zoti. Dylbi me të cilat ai mund të shohë të ardhmen dhe mund të shikojë gjëra që askush tjetër nuk mund ti shikojë.

Zakaria pa gjithashtu të ardhmen dhe shkroi atë që i tregoi Perëndia. Lexoni këtë varg biblik:

Vajza: "Gëzohu, Jeruzalem, Mbreti yt po të vjen, ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar."

Ajo që Perëndia parashikoi ndodhi me të vërtetë. Ajo që parashikoi Zakaria u përmbush plotësisht 500 vjet më vonë.

Jezusi ishte rrugës për në Jeruzalem. Ai erdhi në një qytet të vogël. Dhe dërgoi dy nga dishepujt e tij përpara.

Jezusi: "Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush. Do të gjeni një gomar. Zgjidheni dhe ma sillni."

Dishepulli: "Thjesht ta marrim?"

Jezusi: "Dhe nëse dikush ju thotë gjë, thuajini Zoti ka nevojë për të."

Dishepulli: "Nëse e thua Ti." (zhurma e hapave të një rruge me zhavorr)

Të dy burrat shkuan në fshat dhe ndodhi ashtu siç kishte thënë Jezusi. E gjetën gomarin dhe e zgjidhën.

Pronari i gomarit: "Hej, çfarë po bëni? Është gomari im ai."

Dishepulli: "Zoti ka nevojë për të dhe na dërgoi ta marrim."

Pronari i gomarit: "Zoti yt? Mirë, merreni. Në rregull. Çdo gjë është në rregull. Merreni." (zhurma e hapave të një rruge me zhavorr)

Dishepujt e sollën gomarin te Jezusi, vendosën rrobat e tyre mbi kafshë dhe Jezusi hipi mbi gomar. Të tjerë shtronin rrobat e tyre në tokë si një qilim dhe tundnin degë palme si përshëndetje. Me gëzim të madh ata festuan Jezusin.

Njerëzit: "Gëzohu, o Jeruzalem, Zoti po vjen tek ty."

Njerëzit: "Hosana! Brohorisni Mbretit që vjen nga Perëndia."

Njerëzit: "Hosana! Na ndihmo! Ti je Mbreti ynë."

Ata donin një Mbret që do t'u jepte bukë, që do t'i çlironte nga shtypja e romakëve. Por Jezusi nuk erdhi për këto arsye.

Të zhgënjyer, një javë më vonë ata bërtisnin:

Njerëzit: "Nuk e duam Atë. Merreni. Kryqëzojeni."

Ata nuk e kuptuan se Jezusi donte t'u jepte atyre më shumë sesa thjesht bukë. Ai, Mbreti, donte të sundonte jetën e tyre.

Jam shumë i lumtur që Ai gjithashtu dëshiron ta bëjë këtë në jetën tonë.


Folësit: Autori, Sarah, Asmus, vajza, Jezusi, dishepulli, pronari i gomarit, njerëzit

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:11 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)