Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
Spotify Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
Malagasy
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
سِنڌِي‎
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 064 (On the run)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

64. Në arrati


Është super që po na dëgjoni tani! A e kaluat bukur Krishtlindjen?

Shumë njerëz në mbarë botën festojnë Krishtlindjen dhe janë të lumtur që lindi Jezusi, Mbreti i përjetshëm.

Por një person nuk ishte i lumtur në atë kohë, pothuajse 2000 vjet më parë. Mbreti Herod. Ai kishte frikë se mos humbiste fronin e tij. Dhe kjo është arsyeja pse ai donte ta vriste foshnjën Jezus sapo të dëgjonte nga dijetarët se ku ishte Jezusi.

Por dijetarët nuk u kthyen në Jeruzalem. Sepse Zoti u tha atyre në ëndërr të bënin diçka tjetër.

Zoti tha: "Mos u ktheni tek Mbreti Herod. Kurt ë ktheni në shtëpi shkoni nga një rrugë tjetër."

Dhe kështu bënë. Kushdo që e njeh Jezusin personalisht i bindet Atij me kënaqësi. Ata u kthyen në një rrugë tjetër për në shtëpinë e tyre. Sidoqoftë, rreziku nuk u largua.

Kështu Zoti i tha Jozefit në ëndërr se çfarë duhet të bënte.

Zoti tha: "Çohu! Merre fëmijën dhe gruan dhe shkoni në Egjipt. Qëndro atje derisa të të them unë kur të kthehesh. Herod do bëjë ç’është e mundur që të vrasë fëmijën."

Jozefi e donte Zotin dhe iu bind menjëherë.

A bindeni edhe ju kur Ai ju thotë të bëni diçka?

Në mes të natës, Jozefi u ngrit dhe iku në Egjipt bashkë me Marinë dhe foshnjën Jezus. Dhe pikërisht në kohën e duhur, sepse Herodi e kishte vënë re tashmë se dijetarët nuk ishin kthyer tek ai. Në zemërimin e tij, ai dha një urdhër të tmerrshëm.

Herodi: "Vritni të gjithë djemtë e vegjël që janë më pak se dy vjeç. Ky urdhër do të zbatohet menjëherë në Betlehem si dhe në të gjithë zonën përreth."

A ishte Herodi i çmendur? Ai shkaktoi aq shumë pikëllim me këtë urdhër.

Por nuk mundi ta gjente foshnjën Jezus. Dhe nuk mund t'i bënte asnjë të keqe.

Kur Jezusi ishte rreth tre vjeç, Mbreti i urryer vdiq. Një engjëll ia tha këtë Jozefit në ëndërr.

Zoti tha: "Çohu! Merre fëmijën dhe nënën e tij dhe kthehuni në Izrael. Ai që donte të vriste fëmijën tashmë ka vdekur."

Zoti nuk duhej t'i thoshte Jozefit dy herë. Jozefi i besoi fjalës së Zotit dhe iu bind. Ai shkoi bashkë me Marinë dhe foshnjën Jezus në shtëpinë e tyre.

Dhe atje në Izrael, në qytetin e vogël të Nazaretit, Zoti Jezus u rrit, ashtu siç e kishte parathënë vetë Zoti.


Folësit: Autori, zëri i Zotit, Herodi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:08 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)