Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 057 (Taken hostage in Egypt 5)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

57. I marrë peng në Egjipt 5


(tingujt e ecjes së kuajve)

Jozefi kaloi nëpër Egjipt në një nga karrocat e mbretit. Të gjithë ia bënë me dorë. Faraoni e emëroi atë si ndihmës të tij. Me unazën e tij të vulës ai i dha Jozefit autoritetin e tij. Jozefi kaloi pranë fushave të pjekura dhe plantacioneve të palmave.

Ndodhi ashtu siç tha Perëndia: erdhi një korrje e madhe.

(Tingulli i sfondit: goditje me çekan dhe trokitje)

Jozefi ndërtoi shumë ndërtesa magazinimi. U ruajtën sasi të mëdha drithi. Planet e Jozefit ishin perfekte. Sepse, siç kishte thënë ai, pas shtatë viteve të bollëkut erdhën shtatë vjet zie buke. Njerëzit e uritur shkuan tek Faraoni.

Njerëzit: "Kemi uri! Po vdesim për të ngrënë. Na jepni për të ngrënë për fëmijët tanë."

Faraoni: "Jozefi është përgjegjës për t’u ardhur në ndihmë. Bëni atë që ai thotë."

Ata vinin nga kudo. Edhe nga vende të huaja. Dhjetë burra u përkulën para tij. Ai i njohu menjëherë. Ata ishin vëllezërit e tij. Jozefi mendoi për ëndrrat e tij, për urrejtjen që kishin ndaj tij dhe se e kishin shitur si skllav. Por ata nuk e njohën fare.

Jozefi u foli ashpërsisht atyre.

Jozefi: "Nga vini?"

Vëllai: "Kemi ardhur nga vendi i Kaananit për të blerë grurë."

Jozefi: "Gënjeni. Ju jeni spiunë!"

Vëllai: "Jo, i nderuar! Jemi dymbëdhjetë vëllezër. Njëri është në shtëpi dhe një tjetër na ka vdekur."

Jozefi: "Nuk u besoj asnjë fjalë. Po për shkak se e dua Zotin, do u jap grurë. Por dua që të vini sërish dhe të merrni edhe vëllain e vogël. Njëri nga ju do të qëndrojë me mua për t’u siguruar që do të bindeni."

Pse Jozefi ishte kaq i vendosur? A donte të kthehej tek ata? Jo! Ai thjesht donte të testonte vëllezërit e tij. Ai donte të shihte nëse ata kishin ndryshuar.

Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte kur flisnin me njëri-tjetrin.

Vëllai: "Me siguri ky është ndëshkimi për atë që i bëmë Jozefit."

Jozefi filloi të qajë kur e dëgjoi këtë. Por nuk u tha atyre se kush ishte. Me gjithë drithin që u nevojitej, vëllezërit u kthyen në shtëpi dhe Simeoni qëndroi në Egjipt.

Babai i tyre Jakobi u tmerrua kur dëgjoi detajet e udhëtimit të tyre. Por kur e hëngrën grurin, ata duhej të ktheheshin në Egjipt dhe këtë herë me Beniaminin. Vëllezërit u frikësuan kur iu afruan Egjiptit për herë të dytë.

Çfarë ndodhi më pas? Drama tjetër do t'ju tregojë se çfarë ndodhi.


Folësit: Autori, njerëzit, Faraoni, Jozefi, vëllai

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:06 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)