Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 019 (Who is the true God 4)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

19. Kush është Zoti i vërtetë 4


Mbreti Ashab ishte i tërbuar me Elian.

Ashabi: "Ky Profet është fajtor për faktin se nuk ka rënë shi për kaq shumë kohë."

Ashabi e fajësoi. A harroi ai se thatësira e madhe ekzistonte vetëm sepse kishte braktisur Zotin e gjallë?

Kishin kaluar tre vjet. Tre vjet pa as edhe një pikë shiu. Pas kësaj Elia shkoi tek mbreti Ashab.

Elia: "Mbreti Ashab, nëse do që të bjerë shi përsëri, mblidh gjithë kombin dhe gjithë priftërinjtë që adhurojnë Baalin; do të takohemi në malin Karmel. Atje do të shohim se kush është Perëndia i vërtetë: Zoti apo Baali."

Ashabi iu bind Elias.

Të nesërmen në mëngjes, i gjithë kombi u ngjit në majë të malit. Çfarë do të ndodhte? Elia i foli turmës:

Elia: "Edhe për sa kohë do të lëkundeni sa andej këndej? Vendosni sot kujt do t'i shërbeni: Zotit Perëndi - apo Baalit."

Kombi heshti. Ata panë sesi Elia ndërtoi një altar dhe vendosi mbi të një kafshë flijimi. Të njëjtën gjë bënë edhe priftërinjtë e Baalit.

Elia: "Prisni! Mos e ndizni zjarrin! Secili do t'i lutet Zotit të tij. Dhe Perëndia që lë zjarrin të bjerë si shi nga qielli është Perëndia i vërtetë."

Menjëherë ndjekësit e Baalit filluan ta thërrasin. Për orë e orë të tëra. Por ata nuk morën përgjigje nga qielli. Elia u tall me ta:

Elia: "Ha. Ulërini më fort. Ndoshta zoti juaj është në gjumë ose ka ikur me pushime!"

Me zë të lartë dhe me gjithë zemër, Elia u lut:

Elia: "Zot, Perëndi, tregoju popullit tënd sot se ti je Perëndia i Izraelit dhe unë jam shërbëtori yt."

Uau! Papritmas zjarri ra nga qielli dhe dogji flijimin, drutë, gurët dhe madje edhe ujin! Gjithçka digjej për mrekulli. Të tronditur, njerëzit ranë me fytyrë për tokë dhe thirrën njëzëri:

Kombi: "ZOTI është Perëndi! ZOTI është Perëndi!"

Tani populli u bind dhe priftërinjtë e Baalit morën shpërblimin që meritonin ku të gjithë duhej të vdisnin.

Zoti është Perëndia! Elia iu lut Zotit edhe njëherë tjetër dhe më pas retë e zeza mbuluan qiellin. Filluan pikat e para të shiut. I vetmi Zot i gjallë bëri që të bjerë shi përsëri.


Folësit: Autori, Ashabi, Elia, kombi

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:57 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)