Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 111 (A promise is a promise)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

111. Premtimi është pemtim


Armiku i parë: "Dorëzohuni! Ju mundëm."

Armiku i dytë: "Mos u mbështesni në atë që jut ha Mbreti juaj. Ai ju gënjeu!"

Armiku i parë: "Mbreti ynë Senakeribi është më i fuqishmi!"

Armiku i dytë: "Haha, jeni dështakë jo ushtarë."

Armiku i parë: "Dhe nëse vareni në Zotin, morët fund."

Armiku i Asirisë rrethoi qytetin e Jeruzalemit me 200.000 ushtarë.

Burrat në murin e qytetit ishin të qetë. Mbreti Ezekia e dinte se nuk kishte asnjë shans. Por ai kishte një armë për të cilën armiku nuk dinte asgjë. Një armë me të cilën fitonte gjithmonë.

Kjo armë nuk mund të gjendej në armaturë, por gjendej në zemrën e tij: besimi te Zoti. Kushdo që e posedonte këtë armë nuk kishte nevojë të kishte frikë nga armiku.

Lajmëtari i Ezekias: "Mbreti Ezekia, kjo është një letër nga Senakeribi."

Ezekia: "Mos ki frikë. Zoti është në anën tonë. Besoji Atij!"

Ezekia e mori letrën, shkoi në tempull dhe u lut:

Ezekia: "Zot, ti je Perëndia ynë. Vetëm ti je Mbret. Na shpëto që të gjithë të shohin se ti je një Perëndi i gjallë."

Disa njerëz mendojnë se kur njerëzit besojnë në Zot, gjithçka në jetë do të jetë shumë e lehtë. Por Bibla nuk na mëson kështu. Zoti lejon të na ndodhin gjëra të vështira. Ato janë prova për të parë nëse vërtet i besojmë Atij.

Ezekia e kaloi këtë provë dhe Perëndia i tha:

Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë e dëgjova lutjen tuaj. Armiku nuk do të jetë në gjendje të gjuajë një shigjetë të vetme në qytet.

Vërtet? Asnjë shigjetë?

Të nesërmen të gjithë u bindën.

Burri: "E shikoni! Armiku u mposht!"

Burri: "Trupa të vdekurish kudo. Kush e mundi armikun?"

Në Bibël na tregohet se Zoti dërgoi një engjëll natën. Dhe engjëlli vrau 185,000 nga ushtarët e armiqve. Kjo është arsyeja pse asnjë shigjetë nuk u hodh në qytet.

Atë që Zoti premton, Ai e bën.

Ne mund t'i besojmë Atij plotësisht, siç thotë Bibla në Psalmin 33, vargu 4:

"Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe e vërtetë; ai është besnik në çdo gjë që bën."

Lexoni Fjalën e Perëndisë dhe mbështetuni tek ajo. Atëherë do të përjetoni gjithashtu se Perëndia i Ezekias është i njëjti edhe sot me atë që ishte atëherë. Atë që Zoti premton, Ai e bën.

Na shkruani nëse nuk keni Bibël. Do ju dërgojmë një të tillë si dhuratë.


Folësit: Autori, dy armiqtë, lajmëtari i Ezekias, Ezekia, burri

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 12:19 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)