Home
Links
Contact
About us
Impressum
Site Map


YouTube Links
App Download


WATERS OF LIFE
WoL AUDIO


عربي
Aymara
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
বাংলা
Български
Cebuano
Deutsch
Ελληνικά
English
Español-AM
Español-ES
فارسی
Français
Fulfulde
Gjuha shqipe
Guarani
հայերեն
한국어
עברית
हिन्दी
Italiano
Қазақша
Кыргызча
Македонски
മലയാളം
日本語
O‘zbek
Plattdüütsch
Português
پن٘جابی
Quechua
Română
Русский
Schwyzerdütsch
Srpski/Српски
Slovenščina
Svenska
தமிழ்
Türkçe
Українська
اردو
中文

Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 013 (Gifts for Jesus)

Previous Piece -- Next Piece

DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët

13. Dhurata për Jezusin


Thomas pa gjyshin e tij duke gdhendur figura në djep. Ato dukeshin kaq reale - barinjtë, Jozefi dhe Maria dhe foshnja Jezus. Me kalimin e kohës, ai u lodh dhe e zuri gjumi.

Pa në ëndërr stallën në Betlehem. Oh, mendoi Thomas, mund t'i afrohem grazhdit.

U afrua më shumë dhe befas u trishtua. Atëherë Jezusi i foli atij.

Jezusi: "Pse je kaq i trishtuar?"

Thomas: "Sepse nuk të kam sjellë asnjë dhuartë."

Jezusi: "Mos u trishto. Dua vetëm tre gjëra nga ti."

Thomas: "Do të jap gjithçka kam. Trenin tim elektrik, kompjuterin e lojërave, dhe…"

Jezusi: "Jo, nuk është kjo, ajo që dua nga ti; nuk është kjo arsyeja pse erdha nga qielli në tokë."

Thomas: "Po çfarë do atëherë?"

Jezusi: "Ma jep mua testin e fundit të matematikës."

Thomas: "Por mora një "D" në të."

Jezusi: "Për këtë arsye e dua. Gjithmonë silli tek Unë gjërat që nuk janë të mjaftueshme. Do e bësh këtë gjë?"

Thomas: "Po, do të t’i sjell."

Jezusi: "Dhurata e dytë që dua është tasi yt i kornfleksave."

Thomas: "Nuk mund të të jap sepse e kam thyer."

Jezusi: "Pikërisht për këtë arsye e dua. Gjithmonë sill tek Unë çdo gjë të thyer. Do e bësh këtë gjë?"

Thomas: "Po, do e bëj."

Jezusi: "Edhe tani dëshira ime e tretë. Thomas, dua të më thuash përgjigjen që i dhe mamit kur e theve tasin e kornfleksave."

Atëherë Thomas filloi të qante, dhe zemra e tij u thye.

Thomas: "Unë… e gënjeva atë."

Jezusi: "Thomas, gënjeshtrat e tua, sfidat e tua, çdo gjë të keqe në jetën tënde mund t’a sjellësh tek unë - gjatë gjithë jetës tënde. Do të të fal dhe do të të ndihmoj të jetosh në mënyrën e duhur. Do të jem gjithmonë me ty për të treguar rrugën e jetës. A e dëshiron këtë gjë?"

Dhe sa e donte këtë gjë Thomas! Që atëherë ai besoi në Jezusin dhe iu bind Atij.


Folësit: Autori, zëri i Jezusit, Thomas

© E drejta e autorit: CEF Gjermani

www.WoL-Children.net

Page last modified on August 05, 2023, at 11:56 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)