STORIES for CHILDREN by Sister Farida(www.wol-children.net) |
|
Home عربي |
Home -- Albanian -- Perform a PLAY -- 167 (Super idea, Aunt Margret 5) This page in: -- ALBANIAN -- Arabic? -- Armenian -- Aymara -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- Farsi -- French -- Fulfulde -- German -- Greek -- Guarani -- Hebrew -- Hindi -- Indonesian -- Italian -- Japanese -- Kazakh -- Korean -- Kyrgyz -- Macedonian -- Malagasy -- Malayalam? -- Platt (Low German) -- Portuguese -- Punjabi -- Quechua -- Romanian -- Russian -- Serbian -- Sindhi -- Slovene -- Spanish-AM -- Spanish-ES -- Swedish -- Swiss German? -- Tamil -- Turkish -- Ukrainian -- Urdu -- Uzbek
DRAMAT – luajini për fëmijët e tjerë!
Drama për tu luajtur nga fëmijët
167. Super ide, Halla Margret 5Ruth dhe Philip i mbështollën dhuratat e Terry-t dhe u nisën. Miku i tyre i sëmurë do të habitej shumë. Në mes të pyllit ata takuan nënën e Terry. Ajo po qante. Ruth u përpoq ta ngushëllonte dhe t'i tregonte për Jezusin, Bariun e Mirë, i cili po e kërkonte dhe do ta ndihmonte sepse e donte. Philip: "Ne sollëm diçka edhe për ju (zhurma e monedhave). Kjo është gjithçka që kemi. Ju mund të blini qumësht për Terry me të." Nëna: "Shume faleminderit, jeni shumë të mirë. Vazhdoni, Terry po ju pret." (tingulli i hapave) Philip: "Ruth, a je e nevrikosur me mua sepse ja dhashë të gjitha kursimet?" Ruth: "Jo. Edhe Bariu i Mirë sakrifikoi me jetën e Tij kur vdiq në kryq. Kështu që ne nuk mund të jemi dorështrënguar." Terry u kënaq me dhuratat. Por ishte shumë i dekurajuar. Terry: "Doktori tha që nuk mund të më ndihmojë më. Më mirë të vdes." Philip dhe Ruth pyetën veten nëse Perëndia i dëgjoi lutjet e tyre. Pse nuk bëri një mrekulli? Të dëshpëruar, ata mbërritën në shtëpi atë mbrëmje. Halla Margret kishte pastruar dhomën e miqve. Halla Margret: "Çfarë mendoni nëse Terry dhe nëna e tij jetojnë me ne?" Ruth: "Super! Ide e shkëlqyer!" Një ambulancë e solli Terry në shtëpi. Atij i pëlqente dhoma e tij. Shtrati i tij qëndronte pranë dritares. Terry: "Kjo është e mrekullueshme." Pastaj shikoi foton në mur. Jezusi, Bariu i Mirë, zgjati dorën për të shpëtuar delen e humbur. Terry: "Ruth, dua një foto në të cilën Bariu mban delen që gjeti në krahë." Pastori Robinger i solli një të tillë. Në foto ishin shumë dele. Jezusi ecte para dhe mbante një dele në krahë. Terry: "Ku po e çon Ai?" Pastori: "Shtëpi." Terry: "Ku e ka shtëpinë?" Pastori: "Atje ku Jezusi jeton. Ku nuk ka më lot, dhe as dhimbje." Terry: "Ska dhimbje? A shkojnë të gjithë atje?" Pastori: "Të gjithë ata që i përkasin Bariut të Mirë." Terry: "Edhe unë dua t'i përkas Atij dhe të shkoj tek Ai." Terry u lut dhe e mbajti foton fort në dorë. Pastaj e zuri gjumi. Por çfarë kuptimi kanë gjithë ato hapa në shtëpi në mes të natës? Do t’ju tregoj në dramën e ardhshme. Folësit: Autori, Philip, nëna, Ruth, Terry, Halla Margret, pastori © E drejta e autorit: CEF Gjermani |